Jump to content

krip

Nga Wiktionary

KRIP m. vjet.

  • Tërësia e flokëve; flok. Kripi i kresë.

KRIP kal.

  • 1. I hedh kripë një gjelle a një ushqimi për t'i dhënë shije. Krip sallatën (gjellën, patatet). E kripi shumë.
  • 2. Fut perime, bulmet etj. në kripë a në shëllirë për ta ruajtur për një kohë të gjatë; bëj turshi, regj; i hedh kripë mishit etj. që të rrojë më gjatë ose të mos prishet. Krip speca (domate, kastravecë). Krip peshkun (mishin). Krip lëkurët.
  • 3. I hedh përsipër pak sheqer, hi ose diçka tjetër që është në trajtë pluhuri a kokrrizash fare të imëta. Krip bukën me sheqer. Krip me miell. Krip me hi. Krip llaçin me çimento.
  • 4. U shtie bagëtive të hanë kripë. Krip delet (dhitë).
  • I kripi kokën dikujt e vrau, e zhduku nga faqja e dheut. Ia kripi lëkurën dikujt e vrau. Ta krip lëkurën
  • a) të merr gjithçka (paratë, mallin etj.), të rrjep keqas;
  • b) e shet mallin shumë shtrenjtë (për një tregtar, matrapaz). Të kripsha mendjen (trutë)! mospërf., iron. qenke fare pa tru! ç'janë këto budallallëqe që po thua! (i thuhet dikujt kur flet kot ose thotë diçka pa u menduar, pa gjykuar mirë).