krep
Appearance
KREP I m.
- Pëlhurë prej mëndafshi ose prej leshi, e punuar hollë, por me sipërfaqe jo të lëmuar, që përdoret zakonisht për veshje të lehta grash; copë e zezë nga kjo pëlhurë, që përdorin gratë për të mbuluar kokën, zakonisht si shenjë zie. Krep i bardhë (i zi). Fustan (shami) krepi.
KREP II m.
- 1. Shkëmb me majë të mprehtë, shkëmb i thepisur; shkrep. Krepat e malit.
- 2. Copë e madhe akulli, shkëmb akulli. Krep akulli.