krenohem
Appearance
KRENOHEM vetv.
- 1. E ndiej veten me të drejtë krenar e qëndroj ballëlart për sukseset a për fitoret e arritura, për detyrat e rëndësishme dhe për punën e mirë që kam kryer, për vetitë e cilësitë e shquara që kam, për traditat e shkëlqyera të popullit tim etj. Krenohemi për fitoret e arritura. Krenohemi për të parët tonë. Krenohemi për heroizmin e popullit tonë.
- 2. keq. E vë veten mbi të tjerët, mbahem më të madh, mburrem pa të drejtë; sillem me mospërfillje ndaj të tjerëve.