Jump to content

krenar

Nga Wiktionary

KRENAR mb.

  • 1. Që e çmon dhe e nderon veten si njeri e si qytetar, që nuk i lë të tjerët ta marrin nëpër këmbë, ta fyejnë e ta poshtërojnë, që nuk e ul kokën para të tjerëve; që e mbron ballëhapur nderin e dinjitetin e vet; që shpreh një ndjenjë a një qëndrim të tillë, kryelartë. Vajzë krenare. Djalë krenar. Bir krenar i popullit. Me pamje krenare. Me vështrim krenar.
  • 2. Që kënaqet me të drejtë për sukseset a për fitoret e arritura, për detyrat e rëndësishme dhe për punën e mirë që ka kryer ose për vetitë e cilësitë e veta të shquara; ballëlartë; që shpreh një ndjenjë a një qëndrim të tillë; sypatrembur, madhështor. Popull krenar. Rini (ushtri) krenare. Shqiponja krenare. Me hap krenar. Ecim (marshojmë) krenarë. Parakalojmë krenarë. Valon krenar flamuri.
  • 3. poet. I lartë, fisnik. Ëndrra (dëshira, qëllime, synime) krenare. Thirrje krenare.
  • 4. keq. Që e çmon veten më lart se të tjerët dhe mbahet me të madh, që i është rritur mendja e sillet me mospërfillje a me përbuzje ndaj të tjerëve; që është karakteristik për një njeri të tillë, që shpreh një ndjenjë a një qëndrim të tillë; mendjemadh. Njeri krenar. Përgjigje krenare.