Jump to content

krejt

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Ndajfolja

[redaktoni]

KREJT

I. ndajf.

  • 1. Plotësisht, tërësisht, fare. Harroi krejt. U dogj krejt. Humbi krejt.
  • 2. Përdoret për të shënuar një shkallë të lartë të një tipari cilësor që shprehet nga mbiemri ose nga ndajfolja; fare. Krejt i ri. Krejt i lagur. Krejt budalla. Krejt të ndryshme. Krejt afër.

II. pakuf.

  • 1. Që të gjithë, pa asnjë përjashtim, tërë. Krejt populli. Krejt vendi.
  • 2. Tërë, gjithë. Krejt lule (bar). Krejt ujë.
  • 3. Përd. pj. Njësoj si dikush tjetër nga vetitë fizike a morale, gjallë, tërë. Krejt i ati (e ëma, i vëllai).