kravatë
Appearance
KRAVATË f.
- Rrip pëlhure (mëndafshi, leshi, pambuku, najloni etj.), i gjatë e i ngushtë, që e lidhin burrat si nyjë rreth qafës nën jakën e këmishës dhe e lëshojnë përpara mbi gjoks. Kravatë e hollë (e trashë). Kravatë e kuqe (e zezë, me vija). Nyja e kravatës. Me kostum dhe me kravatë. Lidh kravatën.