krahasim
Appearance
KRAHASIM m.
- 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve KRAHASOJ, KRAHASOHEM. Krahasimi i shkrimeve. Metoda e krahasimit. Shkallët e krahasimit (të mbiemrit, të ndajfoljes). gjuh. kategori gramatikore e mbiemrave cilësues dhe e disa ndajfoljeve, që tregon në mënyrë të krahasuar shkallën a masën e shfaqjes së cilësisë a të tiparit të shënuar prej tyre. Nuk ka krahasim. Bëj krahasim.
- 2. let. Figurë letrare që përdoret për ta bërë më të gjallë e më të qartë mendimin e shprehur, duke vënë pranë diçkaje më pak të njohur diçka tjetër të ngjashme më të dhe më të njohur, më të qartë e më të kuptueshme (p.sh. i bardhë si bora). Krahasim i bukur (i goditur). Përdor krahasimin. Ka shumë krahasime.
- Në krahasim me... në qoftë se krahasohet me..., duke e krahasuar me...