Jump to content

kovë

Nga Wiktionary

KOVË f.

  • 1. Enë prej llamarine, prej zinku, prej plastike etj., zakonisht e rrumbullakët, me fund të sheshtë dhe me një rreth përsipër, që shërben për të nxjerrë ujë nga pusi, për të mbajtur ujë etj.; sasia e ujit sa nxë kjo enë. Kovë llamarine (zinku, plastike, druri). Kovë pusi. Hedh dy (tri) kova ujë. Mbush (mbaj) ujë me kovë. Ujit me kovë.
  • 2. tek. Pajisje e metaltë, si enë e madhe me dhëmbë në njërën anë për të gërmuar tokën, që varet në krahun e ekskavatorit dhe që shërben për të mbartur dheun nga një vend në një tjetër. Ekskavator me kovë.
  • 3. Vendi në trajtë rrethi në pjesën metalike të sqeparit, të belit etj., ku futet bishti. Kova e sqeparit (e belit, e kosës, e thadrës).
  • Bie shi me kova (me gjyma, me legenë, me ibrikë) shih te GJYM,~I.