kotë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KOTË mb.

  • 1. Që nuk sjell dobi a ndonjë përfitim; që nuk jep ndonjë përfundim të mirë. Punë e kotë. Lodhje e kotë. Përpjekje e kotë. Mundim i kotë. Është e kotë (të shkojë, të vijë, të flasë).
  • 2. Që bëhet pa ndonjë qëllim të caktuar. Lëvizje të kota.
  • 3. I padobishëm, që nuk vlen më, që duhet hedhur, i tepërt. Sende (orendi, gjëra) të kota.
  • 4. Që nuk ka kuptim, pa vlerë, bosh; që bazohet në paragjykime fetare etj. Fjalë të kota. Pyetje e kotë. Shpresa të kota. Besime të kota.