kostum

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KOSTUM m.

  • 1. Veshje e jashtme e njeriut, që përbëhet prej xhaketës e pantallonave (për burra) ose prej xhaketës e fundit (për gra), zakonisht nga i njëjti stof dhe me të njëjtën ngjyrë. Kostum veror (dimëror). Kostum i hollë (i trashë). Kostum i ri (i vjetër). Kostum i zi (blu). Kostum stofi (doku, kadifeje). Kostum burrash (grash). Vesh (heq, ndërroj) kostumin. Bëj (qep) një kostum.
  • 2. Veshje që është karakteristike për pjesëtarët e një kombësie a të një kombi e që mund të ketë dallime edhe sipas krahinave; veshje e posaçme që mbahet sipas kushteve të punës a rrethanave të veçanta. Kostum kombëtar (myzeqar, mirditor.. . ). Kostumi i skenës. Kostum banje rroba banje. Kostum për zhytje. Kostum pilotësh.