Jump to content

korrespondencë

Nga Wiktionary

KORRESPONDENCË f.

  • 1. Këmbim i vazhdueshëm letrash a shkresash ndërmjet njerëzve ose ndërmjet institucioneve; letërkëmbim. Korrespondencë e dendur. Fshehtësia e korrespondencës. Kam (mbaj, lidh) korrespondencë. Filloj (ndërpres) korrespondencën.
  • 2. përmb. Tërësia e letrave që merr dikush nga të tjerët, letrat që janë këmbyer ndërmjet dy njerëzve a institucioneve. U botua korrespondenca. Studioj korrespondencën e dikujt.
  • 3. Lajm që merret në vendin e ngjarjes nga korrespondenti dhe që botohet në një gazetë a revistë ose jepet në radio; artikull i botuar në një gazetë, në një revistë a në një organ tjetër nga një korrespondent. Korrespondencë nga krahinat.
  • 4. bised. Sistem i arsimit të lartë pa u shkëputur nga puna dhe pa ndjekur rregullisht leksionet; shkollë pa shkëputje nga puna; studim individual pa ndjekur rregullisht mësimet. Student (nxënës) i korrespondencës. Provimet e korrespondencës. Dega e korrespondencës. Shkollë me korrespondencë. Ndjek universitetin me korrespondencë.

Shprehja përkatëse korrespondencë rrjedhin nga gjuha latine, respektivisht nga sintagma cum (kum), që do të thotë medhe nga fjala respondere (respondere), që do të thotë përgjigje. Ose thënë ndryshe respondere (kum-respondere) do të thotë të përgjigjet, duke dhënë përgjigje ose korrespon-dencë.