korr
Appearance
KORR kal.
- 1. Pres të lashtat a barin me drapër, me kosë ose me anën e një makine të posaçme. Korr grurin (tërshërën, thekrën, elbin, misrin). Korr barin. Korr me drapër (me makinë). Korr e shij. Ç'të mbjellësh do të korrësh. fj.u.
- 2. fig. Vras radhazi e pa ndërprerje, shfaros në masë. I korri me mitraloz (me pushkë, me top). I korri epidemia (lufta).
- 3. fig. Ia fitoj paratë dikujt në një lojë (zakonisht në bixhoz); fitoj diçka duke përdorur aftësitë e mia mendore e fizike; arrij diçka të madhe me punë e me përpjekje, siguroj një fitore. Ua korri të gjitha. Korrte para fitonte shumë para. Korr suksese (fitore). Korri duartrokitje pati sukses të madh (në një shfaqje etj.). Kush mbjell erën, korr furtunën. fj. u.
- Korr e grin ka pushtet të madh e bën ç'të dojë. Ku mbjell nuk korr dikush shih te MBJELL. Është mbill e mos korr (një punë, një gjendje etj.) shih te MBJELL. Korr përmbi kallinj shih te KALLI,~RI. Korr e nuk (e mos) lidh bën punë gjysmake; nuk e çon deri në fund një punë dhe nuk arrin të marrë frytet e saj. Mbjell misër e korr tallë shih te MIS/ËR,~RI.