kornizë
Appearance
KORNIZË f.
- 1. Parvaz i ngushtë, zakonisht prej dërrase e në trajtë katrori, katërkëndëshi etj., ku vihet një tablo, një fotografi, një pasqyrë etj.; parvazi bashkë me tablonë, fotografinë etj.; parvazi i dritares. Kornizë katrore (e rrumbullakët). Kornizë e hollë. Kornizë e lustruar. Kornizë allçie. Pasqyrë me kornizë. Vë (fut) në kornizë. Var kornizën.
- 2. Dërrasë e gjatë e zakonisht me luster, që vihet në mur mbi dritare a mbi një derë për të mbajtur perdet. Kornizë me rimeso. Kornizë dritareje.
- 3. Këmbalec ku varim diçka për ta tharë. Kornizë tharëse. Kornizë dërrase (hekuri). Kornizat e duhanit. Var (thaj) vargjet e duhanit në kornizë.
- 4. fig. Cak që kufizon a pengon zhvillimin e lirë të veprimtarisë së dikujt a të diçkaje; në norma a rregulla të vjetra e të ngurta. Thyej (shkatërroj) kornizat e vjetra. E futi në kornizë dikë a diçka e kufizoi veprimtarinë e dikujt a zhvillimin e lirë të diçkaje.
- 5. shih KUAD/ËR,~RI II, 4.