kordon
Appearance
KORDON m.
- 1. Fill i trashë, i bërë nga disa fije prej pambuku, prej leshi, prej mëndafshi etj., të pleksura a të përdredhura si litar, që përdoret për të zbukuruar një veshje etj. Kordon i hollë (i trashë). Kordon i bardhë (i kuq). Kordon mëndafshi. Jastëk (jakë) me kordon. Ngjit (qep) kordonin.
- 2. Tel elektriku me dy fije të veshura, që janë përdredhur ose janë ngjitur bashkë. Këputi (preu) kordonin; Bleu dy metra kordon.
- 3. Qosteku i orës.
- 4. fig. Varg njerëzish në vijë të drejtë; radhë. Kordoni i trupave ushtarake. Kordoni i policëve. Demonstruesit çanë kordonin.
- Kordon sanitar
- a) kufiri që ndan e veçon një zonë, ku ka rënë një epidemi;
- b) bllokadë që i bën një shtet një shteti tjetër me qëllim që ta dëmtojë ekonomikisht ose ta detyrojë t'i nënshtrohet.