korb

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

korb m.

  1. zool. Zog me trup të madh, me pendë të zeza ose si të përhime, me krahë të gjerë, që e bën folenë nëpër drurë zakonisht në vende të vetmuara dhe ushqehet me kërma. Pendët e korbit. Zogjtë e korbit. Krakëllima e korbave.
  2. zool. Peshk i llojit të qefullit, që jeton në ujëra të kripura, me trup të madh e të zgjatur në ngjyrë të errët dhe me kokë të zezë, që ka mish të majmë, të shijshëm e me pak hala.
  3. Kafshë me qime krejt të zeza në trup (për qenin, dashin, cjapin, kaun etj.), korbec; korbash.
  4. përd. mb. I zi, i zi sterrë. I ka vetullat (qimet) korb.
  5. përd. ndajf. Shumë (për ngjyrën e zezë). Me vetulla korb të zeza. I ka sytë (flokët) korb të zezë. Është bërë qielli korb i zi.
  • As rob, as korb shih te ROB,~I. Rrol e korb shih te RROL,~I. Mbetën si zogjtë e korbit mbetën rrugëve, pa ndihmë e përkrahje. U shpërndanë si zogjtë e korbit u shpërndanë nga të katër anët dhe asnjëri nuk di ku gjendet tjetri, u shpërndanë andej këtej në vende të ndryshme (për njerëzit). Kur të zbardhet penda e korbit kurrë, asnjëherë. Sa të zbardhet penda e korbit gjithnjë, pa fund, gjithë jetën. Korbi korbit (sorra sorrës) s'ia nxjerr sytë fj.u. i ligu nuk i bën keq të ligut. Korbi i bardhë zool. lloj sorre me kokë të përhime dhe me krahë e bisht të zi, gallof. Korb sqep kuq zool. shpend që rron në male, me trup rreth një gjysmë metri të gjatë, me sqep të verdhë dhe me këmbë të kuqe. Korb uji zool. shpend uji më i madh se karabullaku, që e përdorin peshkatarët për të gjuajtur qefullin.

KORB mb.

  • Që i ka qimet krejt të zeza në trup, me qime krejt të zeza. Dele korbe.