Jump to content

koran

Nga Wiktionary

KORAN m. zool.

  • Peshk i llojit të troftës, me pika të kuqe në trup, që jeton në ujëra të ëmbla (në liqene, në lumenj malorë) dhe që e ka mishin zakonisht në ngjyrë trëndafili e shumë të shijshëm; Korani i Pogradecit. Korani i verës lloj korani me mish të majmë, që del zakonisht në verë.