koqe

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KOQE f. sh

  • 1. bised. Kokërr. Koqe gruri (misri, thekre, orizi, meli). Koqja e mollës (e dardhës, e kumbullës, e fikut). Koqet e luleshtrydhes. Koqja e arrës (e lajthisë). Koqja e breshrit. Hëngri ca koqe rrush.
  • 2. Puçërr; çiban, i thatë. Koqe me qelb. I ka dalë një koqe. I ishte mbushur fytyra me koqe.
  • 3. vet. thjeshtligj. Gjëndrat seksuale të njeriut ose të kafshës mashkull, herdhe. Koqet e dashit.
  • U bënë kashtë e koqe shih te KASHT/Ë,~A. Bënte koqen e qejfit (e pallës) shih Bënte kokrrën e qejfit te KOK/ËRR,~RRA. Të merr koqen (kokrrën) e melit para gjelit shih te KOK/ËRR,~RRA. Koqja e mirë mjek., euf. lëmsh i vogël në ngjyrë të errët, që formohet zakonisht në mollëzat e gishtërinjve e më rrallë në pjesë të tjera të krahut dhe që të jep dhembje të forta. Koqja e zezë (e ligë) veter., mjek. plasja.
  • KOQE LEPURI bot. Shkurre që bën kokrra të ngjashme me rrushin, rrush me gjemba.