konvejer

Nga Wiktionary

KONVEJER m.

  • 1. tek. Makinë e posaçme, zakonisht me një rrip të gjerë që lëviz, e cila shërben për të mbartur gjëra të ndryshme nga një vend në një vend tjetër ose nga një punëtor tek tjetri; transportues. Konvejeri i fabrikës (i uzinës). Me anën e konvejerit.
  • 2. fig. Sistem pune që bëhet zinxhir, duke kaluar diçka dorë më dorë, pa ndërprerë punën.
  • 3. Përd. ndajf. sipas kuptimit 2 të emrit. Punojnë konvejer.
  • Konvejeri i gjelbër bot. vargu i rezervave ushqimore, që përbëhet prej bimësh të njoma (tërfil, jonxhë, lakër, foragjere etj.).