kontroll
Appearance
KONTROLL m. sh
- 1. Shqyrtimi edhe një herë me kujdes i një pune për të parë në ç'gjendje është, si është kryer puna, si janë zgjidhur çështjet e veçanta, për të vërtetuar në se është i përpiktë përfundimi i arritur dhe për të nxjerrë përfundime për qëllime të caktuara; rishikimi i vëmendshëm i fakteve, i dokumenteve, i një gjendjeje etj. për të nxjerrë në shesh të vërtetën. Kontroll bankar (financiar). Kontroll teknik. Kontroll shoqëror. Kontroll doganor. Kontrolli punëtor. Kontrolli shtetëror. Kontrolli i masës. Kontrolli i cilësisë. Kontroll në punë. Kontroll nga poshtë lart. Grupi i kontrollit. Brigadë kontrolli. Bëj kontroll kontrolloj. Organizoj (ushtroj, forcoj, përmirësoj) kontrollin. Shkoi për kontroll.
- 2. Formë e provës që i bën mësuesi nxënësit në mësime për të parë sa ka mësuar, si i ka bërë detyrat etj. Kontroll mësimor. Kontrolli i njohurive (i dijeve, i detyrave të shtëpisë). Kontroll me gojë (me shkrim). Orë (pyetje, diktim, detyrë) kontrolli.
- 3. Vizitë që bën dikush te mjeku për të përcaktuar gjendjen shëndetësore, aftësinë e tij për punë, nëse është shëruar plotësisht etj. Kontroll mjekësor. Kontroll në radioskopi (në radiografi). Kontroll veterinar.
- 4. Mbikëqyrje. E mbaj fëmijën nën kontroll.
- 5. Organ shtetëror i ngarkuar me detyrë që të kontrollojë një punë a një veprimtari; bised. kontrollues; tërësia e kontrolluesve. Kontrolli rrugor. Komisioni i kontrollit të shtetit. E ndaloi (e zuri, e kapi) kontrolli.
- Flet pa kontroll flet gjëra jo të menduara mirë, flet pa përgjegjësi, flet në tym.