Jump to content

kontrast

Nga Wiktionary

KONTRAST m. libr.

  • 1. Dallim shumë i madh ndërmjet dy a më shumë sendeve, njerëzve ose mendimeve të tyre, që arrin deri në kundërvënie; kundërshtim a kontradiktë që shprehet hapur dhe qartë. Ka kontraste. Zbutja (shuarja) e kontrastit ndërmjet qytetit dhe fshatit.
  • 2. art., foto. Dallim i theksuar i ngjyrave, që arrin deri në ngjyra të kundërta dhe që e bën më të qartë figurën në një pikturë, në një fotografi, në ekranin e televizorit etj. Fotografi (pikturë) me kontrast. Ka kontrast të fortë (televizori).
  • 3. let. Mjet artistik, me anë të të cilit shkrimtari ballafaqon figura artistike, karaktere, tipare e ide të kundërta, për të pasqyruar më qartë kontradiktat që ekzistojnë në natyrë e në shoqëri. Vepër (roman, tregim) me kontraste.