kontrabandë
Appearance
KONTRABANDË f.
- 1. Futja a nxjerrja fshehurazi e mallrave të ndaluara, e sendeve me vlerë etj. nëpër kufirin shtetëror duke përdorur mënyra të jashtëligjshme për t'i shpëtuar kontrollit doganor.
- 2. përd. mb. Që është futur fshehurazi nëpër kufirin shtetëror, pa kaluar nëpër doganë, duke përdorur mënyra të jashtëligjshme; që shitet e blihet fshehurazi për t'i shpëtuar kontrollit shtetëror. Mall kontrabandë.
- 3. Tregti me mall që futet fshehurazi nëpër kufirin shtetëror ose që shitet e blihet fshehurazi kontrollit të shtetit. Bënte kontrabandë. Merrej me kontrabandë.
- 4. përd. ndajf. edhe fig. Në mënyrë të fshehtë e të jashtë ligjshme. U fut (hyri) kontrabandë. Mori (bleu, shiti) kontrabandë.