konsultë
Appearance
KONSULTË f.
- 1. Mbledhje me specialistë a me përfaqësues të një dege të caktuar të shkencës, të arsimit, të prodhimit etj. ku shtrohen e rrihen probleme dhe shkëmbehen mendimet e përvoja për një punë. Konsultë pedagogjike. Konsulta e partisë. Konsulta e mësuesve. Konsulta e novatorëve. Pjesëmarrësit e konsultës. Organizoj një konsultë.
- 2. mjek. Takimi i disa mjekëve specialistë për të shkëmbyer mendime për gjendjen e një të sëmuri dhe për mënyrën e mjekimit të tij. Konsultë e shpejtë. Bënë një konsultë.