konsull
Appearance
KONSULL m.
- 1. dipl. Përfaqësues zyrtar i një shteti në një qytet të një shteti tjetër, që është ngarkuar të mbrojë interesat e bashkatdhetarëve pranë autoriteteve lokale e interesat tregtare të shtetit të vet dhe të merret me legalizimin e dokumenteve, me veprime të gjendjes civile, me lëshimin e pasaportave, të vizave etj. Konsull i përgjithshëm grada më e lartë në hierarkinë konsullore; ai që ka këtë gradë. Konsull nderi shtetas i një vendi që caktohet nga një shtet tjetër të kryejë për të disa funksione konsullore si detyrë nderi e pa shpërblim.
- 2. hist. Secili nga dy sunduesit e zgjedhur në Republikën e Romës së vjetër, që kishin në dorë pushtetin e lartë; titulli që i jepej secilit prej këtyre sunduesve.