Jump to content

konservator

Nga Wiktionary

KONSERVATOR m.

  • 1. Ai që mbron gjithçka të vjetruar e të prapambetur (mënyrën e vjetër të jetesës, të sjelljes, të të menduarit etj., zakonet prapanike e çdo gjë tjetër, së cilës i ka ikur koha), ai që është kundër së resë përparimtare, që frenon hovin revolucionar të masave, që ka koncepte reaksionare e mbeturina mikroborgjeze, që pajtohet me gjendjen politike e shoqërore të prapambetur dhe nuk përpiqet për ta ndryshuar a për ta përmirësuar atë. Konservator i mykur. Është konservator.
  • 2. Anëtar i një partie reaksionare konservatore (në Angli etj.).

KONSERVATOR mb.

  • Që ka të bëjë me konservatorin, që është veti e konservatorit; që i përket konservatorit, i konservatorit, prej konservatori; që mbështetet në konservatorizëm. Njeri (baba) konservator. Qëndrim konservator. Koncepte (mendime, sjellje, veprime) konservatore.
  • Parti konservatore parti politike reaksionare e borgjezisë, parti e konservatorëve (në Angli etj.).