konkurrencë
Appearance
KONKURRENCË f.
- 1. Garë a përpjekje për t'ia kaluar dikujt tjetër.
- 2. ek. Luftë që bëjnë ndërmjet tyre ndërmarrjet, prodhuesit privatë a tregtarët për të rritur çmimet e shitjes a të blerjes së mallrave të tyre, me qëllim që të rritin fitimet e të rrënojnë njëri-tjetrin. Konkurrencë ndërmjet monopoleve (kapitalistëve). Ligji i konkurrencës ligj ekonomik objektiv që vepron në vendet kapitaliste dhe që shfaqet si luftë ndërmjet kapitalistëve për të siguruar fitime sa më të mëdha në kurriz të popullit punonjës.