konkret

Nga Wiktionary

KONKRET mb.

  • 1. Që është lëndor e mund të kapet me anën e shqisave, që ekziston realisht, që është real; kund. abstrakt. Send konkret.
  • 2. Që është i lidhur drejtpërdrejt me jetën e përditshme, që ka të bëjë me diçka reale; i përcaktuar mirë, i qartë. Detyrë (analizë) konkrete. Shembull konkret. Kushte (rrethana) konkrete. Çështje konkrete. Masa konkrete. Në mënyrë konkrete.
  • 3. gjuh. Që emërton një send të kapshëm me anë të shqisave ose që shënon një tipar a një veprim të lidhur me sendin që e ka tiparin a të lidhur me vepruesin (p.sh. gur, mal, kalë; i hekurt, i blertë, i ëmbël; punoj, laj, thyej, kap etj.); kund. abstrakt. Emër (mbiemër) konkret. Folje konkrete. Kuptim konkret.
  • 4. mat. Që shoqërohet me emrin e njësisë së matjes ose të sendeve të numëruara. Numër konkret. Madhësi konkrete.
  • 5. si em. ~E, ~JA f. Tërësia e sendeve dhe e dukurive konkrete, si edhe e vetive reale e të kapshme të tyre ose e lidhjeve të gjithanshme objektive ndërmjet tyre, realiteti objektiv; tërësia e dijeve të plota e të thella për sendet e dukuritë konkrete të jetës; ajo që është konkrete, diçka konkrete; kund. abstrakte. Nga konkretja tek abstraktja. Raporti ndërmjet konkretes dhe abstraktes.