Jump to content

kongres

Nga Wiktionary

KONGRES m.

  • 1. Mbledhje e gjerë me karakter kombëtar a ndërkombëtar, ku marrin pjesë përfaqësues të organizatave politike, shoqërore, shkencore etj. ose përfaqësues të shteteve të ndryshme të cilët marrin vendime për probleme themelore me rëndësi të veçantë. Kongres kombëtar (ndërkombëtar). Kongresi i partisë. Kongresi i rinisë. Kongresi i drejtshkrimit. Delegatët e kongresit. Marr pjesë në kongres. U hap (u çel, u mbyll) kongresi. Filloi punimet kongresi.
  • 2. Organi më i lartë i një organizate shoqërore. Kongresi i partisë.
  • 3. Organi legjislativ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në disa vende të Amerikës Jugore.