konflikt
Appearance
KONFLIKT m.
- 1. Mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve a dy palëve, ndeshje e ashpër; acarim i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve që çon deri në luftë të armatosur. Konflikt familjar (shoqëror). Konflikt i armatosur. Vatër konflikti. Zbulimi (thellimi) i konfliktit. Zbutja (zgjidhja) e konfliktit.
- 2. let. Ndeshja ndërmjet synimeve të kundërta të personazheve në një vepër letrare, të cilën e përdor shkrimtari për të zbuluar veçoritë e karakterit të tyre shoqëror.