koncentrat
Appearance
KONCENTRAT m. libr.
- 1. Ushqim i thatë për njerëz, i përpunuar me mënyra të ndryshme, që përdoret për gatime të shpejta. Prodhimi i koncentrateve.
- 2. bujq. Ushqim i thatë në trajtë krundesh, gëzhutash etj., që ka vlera të larta ushqyese dhe që përdoret për të rritur peshën dhe pjellorinë e kafshëve. Sigurimi i koncentrateve. Ushqehen me koncentrate.
- 3. min. Mineral i pastër, që përftohet duke i hequr lëndët e huaja; mineral i pasuruar. Koncentrat bakri (kromi). Reparti i koncentrateve. Nxjerrja e koncentratit.