konak

Nga Wiktionary

KONAK m. vjet.

  • 1. Vend shërbimi a bujtinë ku mund të hanin e të kalonin natën udhëtarët gjatë një udhëtimi. Kërkonin (zinin) konak.
  • 2. Dhomë a kthinë zakonisht në katin e parë të shtëpisë, që shërbente për të pritur miqtë; dhomë. Konaku i shtëpisë. Konaku i zjarrit. Ka konak më vete. Shtëpi me tre konakë.
  • 3. Shtëpi banimi, banesë; familje. Konak i madh (i ri). Hapi çeli konak bëri shtëpi të re; krijoi familje, u martua. I fiku (i shoi) konakun. E mbante konakun hapur. E kishte konakun plot.
  • Fjalë (vërejtje) me konak fjalë (vërejtje) e thënë me vend, fjalë a mendim i pjekur që zë vend. Bëri konak shkoi mysafir diku; shkoi diku për të kaluar natën. Iu bë konak dikujt e strehoi dikë; e ndihmoi që të fshihet në shtëpinë e tij. Sheh tym e bën konak iron. shih tek TYM,~I.