kon

Nga Wiktionary

KON m. gjeom.

  • 1. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij. Trung koni. Baza (lartësia) e konit. Kulmi i konit. Vëllimi i konit. Në trajtë koni.
  • 2. Send që ka trajtën e këtij trupi gjeometrik. Koni i vullkanit.