komunizëm
Appearance
KOMUNIZËM m.
- 1. Rendi ekonomiko-shoqëror më i lartë, që vjen pas kapitalizmit, pas fitores së revolucionit proletar dhe vendosjes së diktaturës së proletariatit, ku sundon plotësisht prona e përbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe ku është zhdukur shfrytëzimi i njeriut prej njeriut dhe shtypja kombëtare; faza e dytë, faza më e lartë e këtij rendi (pas ndërtimit të plotë të socializmit), ku nuk ka më klasa e ku sundon tërësisht prona e gjithë popullit mbi mjetet e prodhimit, ku marrëdhëniet në prodhim, forcat prodhuese e ndërgjegjja e njerëzve arrin një zhvillim shumë të lartë, ku sigurohet barazia e plotë shoqërore e të gjithë anëtarëve të shoqërisë, zhduken dallimet thelbësore ndërmjet qytetit e fshatit, ndërmjet punës fizike e punës mendore dhe ku vepron parimi «secili sipas aftësive, secilit sipas nevojave». Ndërtuesit e komunizmit. Faza e parë e komunizmit është socializmi. Shkojmë drejt komunizmit.
- 2. bised. Lëvizja komuniste. Komunizmi ndërkombëtar.
- Komunizmi shoqëror teori shkencore revolucionare e klasës punëtore, qe vërteton pashmangshmësinë e zhdukjes së shoqërisë kapitaliste e të fitores së shoqërisë komuniste nëpërmjet revolucionit proletar, jep ligjësoritë e përgjithshme të kalimit nga kapitalizmi në komunizëm dhe të ndërtimit të shoqërisë komuniste nëpërmjet vendosjes së diktaturës së proletariatit. Komunizmi utopik një varg doktrinash paramarksiste, të cilat nuk mbështeteshin në ligjet objektive të zhvillimit të shoqërisë, por niseshin nga dëshirat dhe ëndërrimet për të krijuar një shoqëri pa klasa, me barazi ekonomike e shoqërore pa kryer revolucionin proletar dhe pa vendosur diktaturën e proletariatit. Komunizmi i luftës politike ekonomike e zbatuar nga pushteti sovjetik në kohën e luftës civile e të intervencionit, sipas së cilës fshatarët i dorëzonin shtetit të gjitha tepricat e prodhimeve ushqimore me një çmim të caktuar. Komunizmi primitiv rendi i parë ekonomiko-shoqëror në periudhën e lashtë fisnore kur nuk kishte klasa, i cili mbështetej në pronën e përbashkët mbi mjetet e prodhimit e mbi produktet dhe në vetëqeverisjen e brendshme.