komunist

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KOMUNIST m.

  • 1. Ai që është i mbrojtur me idetë e me parimet e komunizmit shkencor dhe vepron me besnikëri sipas këtyre ideve e parimeve; ai që me ndërgjegje të lartë përkrah programin e partisë komuniste dhe lufton për ta vënë atë në jetë. Komunist i orëve të para. Cilësitë e komunistit. Shembulli i komunistëve. Është komunist.
  • 2. Njeri që me ndërgjegje të lartë përkrah programin e partisë komuniste dhe lufton për ta vënë atë në jetë. Është komunist i vërtetë.

KOMUNIST mb.

  • 1. Që i përket komunizmit, që përmban e shpreh idetë e komunizmit, që është veçori e komunizmit; që ka të bëjë me komunizmin, me mbrojtjen dhe zbatimin e tij; që përballet nga ithtarë të komunizmit. Me frymë komuniste. Puna komuniste. Idetë komuniste. Lëvizja komuniste. Parti komuniste.
  • 2. Që është i mbrujtur me parimet e komunizmit dhe vepron me besnikëri sipas këtyre parimeve, që është ithtar i komunizmit. Revolucionare komuniste. Udhëheqësit komunistë.
  • 3. Që është ndërtuar sipas parimeve të komunizmit. Shoqëria komuniste.