Jump to content

komunë

Nga Wiktionary

KOMUNË f.

  • 1. edhe hist. Njësi administrative lokale, që përfshin zakonisht disa fshatra ose një krahinë; organ shtetëror lokal i një njësie të tillë; ndërtesa ku është vendosur ky organ (në disa vende të tjera; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Tokat e komunës. Ekonomia e komunës. Vendimet e komunës. Kryetari i komunës. E thirrën në komunë.
  • 2. ek. Forma më e lartë e bujqësisë kolektive, në të cilën bëhet shoqërizimi i plotë i të gjitha mjeteve të prodhimit, të konsumit e të shërbimit.
  • 3. Bashkësi. Komuna primitive. Komuna fisnore. Komunë fshatare.
  • Komuna e Parisit hist. shtet revolucionar i masave punonjëse, që u krijua në Paris pas fitores së revolucionit të vitit 1871 dhe që ishte përpjekja e parë në botë për të vendosur diktaturën e proletariatit.