Jump to content

kompozim

Nga Wiktionary

KOMPOZIM m. art., muz.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KOMPOZOJ, KOMPOZOHET. Kompozimi i operës.
  • 2. Vepër a pjesë muzikore. Kompozim orkestral (simfonik).
  • 3. Pikturë a skulpturë me një ndërtim të posaçëm, ku figurat a elementet përbërëse janë të lidhura ngushtë në një njësi të vetme dhe shprehin qartë përmbajtjen ideore artistike të veprës. Kompozim skulpturor.
  • 4. gjuh. Bashkimi i dy a më shumë temave ose fjalëve për të formuar një fjalë të re. Fjalë të formuara nëpërmjet kompozimit.