kompetencë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KOMPETENCË f.

  • 1. Njohuri të thella, të plota e të përpikta që ka dikush në një fushë të dijes ose për një problem të caktuar dhe që i japin atij siguri; aftësi. Flet me kompetencë.
  • 2. E drejtë që ka dikush për të zgjidhur një çështje në bazë të ligjeve e të rregullave në fuqi; rrethi i çështjeve që mund të shqyrtojë e mund të zgjidhë një organ shtetëror a një zyrtar i caktuar. Kompetenca ligjore. Kompetencat e ministrisë (e drejtorisë, e gjyqit). Në kompetencën e... Jashtë kompetencave të mia. Ka kompetencë. Zgjeroj (ngushtoj, kufizoj) kompetencat e dikujt.