komik
Appearance
KOMIK m.
- 1. Aktor që luan role komike, aktor komedish.
- 2. Ai që të bën të qeshësh me shakatë, me veprimet e me sjelljen e tij, gaztor.
KOMIK mb.
- 1. Që ka të bëjë me komedinë, që i përket komedisë, i komedisë; që është karakteristik për komedinë, që të bën të qeshësh me përmbajtjen e saj (për një pjesë letrare, për një shfaqje teatrale, për një film etj.). Teatri komik. Aktor komik. Role komike. Pjesë komike. Balet komik. Opera komike komedi muzikore e gëzueshme, që të argëton. Film komik.
- 2. Që të bën të qeshësh; prej komiku. Njeri komik. Ngjarje (skenë) komike. Pamje (veshje) komike. Veprim komik.
- 3. si em. ~E, ~JA f. let., art. Veçori e botës emocionale që përshkon një vepër letrare ose artistike dhe që buron nga mospërputhja ndërmjet asaj që paraqitet dhe së vërtetës, ndërmjet fjalëve dhe veprave etj., duke krijuar pamje e situata qesharake. Tragjikja dhe komikja. Pasqyrimi i komikes në art.