komedi
Appearance
KOMEDI m.
- 1. let. Lloj i gjinisë dramatike, që përfshin veprat me subjekt gazmor, të cilat godasin veset e sjelljet e këqija të njerëzve, duke i vënë ato në lojë e duke i bërë qesharake; tërësia e veprave të këtij lloji; vepër e këtij lloji që mund të shfaqet në skenë; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Komedi muzikore. Shkruan komedi. U shfaq një komedi.
- 2. Ngjarje a ndodhi që të bën të qeshësh; veprimtari qesharake; lojë a veprim që bëhet për të mashtruar a për të vënë në lojë dikë ose për t'ia arritur një qëllimi të caktuar. Komedia e zgjedhjeve në vendet kapitaliste. Çfarë komedie! Luan komedi.