kombinoj

Nga Wiktionary

KOMBINOJ kal. libr.

  • 1. Bashkoj sipas një kriteri të caktuar dy a më shumë sende që kanë tipare të njëjta ose të ngjashme; rregulloj së bashku e gërshetoj gjëra që shkojnë e pajtohen njëra me tjetrën. Kombinoj ngjyrat (figurat). Kombinoj shkronjat (tingujt).
  • 2. Bëj njëkohësisht, krahas ose sipas një radhe të caktuar dy a më shumë punë, që mund të lidhen ndërmjet tyre e të plotësojnë njëra-tjetrën, gërshetoj. Kombinoj punën fizike me punën mendore. Kombinoj studimet me pushimin.
  • 3. Merrem vesh me dikë për të kryer veprime të përbashkëta ose për t'ia arritur një qëllimi të caktuar, bie në ujdi; bashkërendoj. Kombinojnë veprimet (planet).
  • 4. kim. Bashkoj dy a më shumë trupa të thjeshtë në një përpjesëtim të caktuar për të përftuar një lëndë të re të përbërë.