Jump to content

komandues

Nga Wiktionary

KOMANDUES mb.

  • 1. Që jep urdhër për të kryer veprime të ndryshme në rresht ose veprime luftarake; që kryen detyrën e komandantit; që është anëtar i komandës së një njësie ushtarake; që drejton a udhëheq ushtrinë në luftë. Kuadër (oficer) komandues.
  • 2. bised., keq. Që ka prirje për të dhënë urdhra, që i pëlqen a e ka zakon të komandojë; që i ngjan një urdhri. Njeri komandues. Qëndrim komandues. Me ton komandues.
  • 3. tek. Që vë në lëvizje a që drejton diçka. Çelës komandues.
  • 4. Që zotëron mbi të tjerët, që mbizotëron. Pikë (pozitë) komanduese. Lartësi komanduese. usht. Vend i ngritur prej nga mund të vrojtohen të gjitha lëvizjet e armikut.
  • 5. Përd. em. sipas kuptimeve 1-3 të mbiemrit.