Jump to content

kolos

Nga Wiktionary

KOLOS m.

  • 1. Njeri me trup të madh e të fuqishëm, njeri vigan; përmendore a statujë vigane.
  • 2. libr. Njeri që ka kryer vepra shumë të rëndësishme në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore (në shkencë, në art etj.); vigan. Kolos i shkencës.
  • 3. libr. Diçka madhështore dhe shumë e rëndësishme; vend shumë i fuqishëm; vigan. Kolosi i metalurgjisë së zezë në Elbasan.
  • Kolos me këmbë argjile mospërf. i madh e i fortë në dukje, por në të vërtetë shumë i dobët.