kolonë
Appearance
KOLONË f.
- 1. shih SHTYLL/Ë,~A 1-2,4-10. Kolonë mermeri (betoni).
- 2. Varg njerëzish, kafshësh, automjetesh etj. Që janë vendosur ose që lëvizin në një vijë njëri pas tjetrit. Kolonë partizane. Kolonë ushtarësh (vullnetarësh). Kolonë makinash (anijesh). U vunë në kolonë për një.
- Kolona e pestë
- a) hist. grup kundërrevolucionar, i përbërë prej spiunësh, diversantësh, fashistësh dhe armiqsh të tjerë, që vepronin në prapavijën e Spanjës republikane gjatë viteve 1936-1939;
- b) grup kundërrevolucionar, zakonisht i vënë nga zbulimi i huaj, që zhvillon veprimtari subversive antishtetërore në vende me regjim demokratik e popullor; grup kundërrevolucionar që zhvillon veprimtari përçarëse në gjirin e partive komuniste ose të një partie a organizate përparimtare.