Jump to content

kolerë

Nga Wiktionary

KOLERË f.

  • 1. mjek., veter. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me ënjtje e qelbëzim të zorrëve, me heqje e me dhembje të forta të barkut, me të vjella e me të ngjethura. Kolera aziatike. E hëngërt (e shoftë, e shpëlaftë) kolera! mallk. vdektë.
  • 2. fig. shar. Njeri i fëlliqur, njeri i keq; gjë shumë e keqe dhe e fëlliqur. Kolera fashiste.
  • Kolera e shpendëve veter. sëmundje e rrezikshme ngjitëse e shpendëve, që shkakton dobësimin e përgjithshëm dhe ngordhjen e shpejtë të tyre.