kolektor
Appearance
KOLEKTOR m. spec.
- 1. Ai që mbledh, ruan dhe sistemon kampione të ndryshme gurësh, mineralesh, bimësh etj.
- 2. Pjesë e rrumbullakët e dinamos a e makinës elektrike, që shërben për shndërrimin e rrymës së ndryshueshme në rrymë të vijueshme. Kolektor për makina elektrike.
- 3. Kanal i gjerë, i zbuluar a i mbuluar ose gyp i madh, zakonisht i nëndheshëm, në të cilin derdhen ujërat, lëngjet a gazrat e ndryshme nga kanale tjera më të vogla ose nga gypa anësorë. Kolektor kryesor. Kolektor kullues. Kolektor nafte (avulli, gazi). Pastroj (thelloj) kolektorin. Derdhet në kolektor.