koklavit
Appearance
KOKLAVIT kal.
- 1. Ngatërroj një fije; i prish radhën, e bëj lesh e li; e pështjelloj; kund. shkoklavit Koklavit litarin (perin).
- 2. fig. E ngatërroj keq një çështje, e ndërlikoj dhe e bëj të vështirë për ta zgjidhur; kund. shkoklavit. E koklaviti çështjen (punën).