kokël
Appearance
KOKËL f.
- 1. Dhe a ndonjë lëndë tjetër, që është ngjeshur e është bërë si topth i fortë. Kokël dheu (brumi, sheqeri).
- 2. Kokërr. Kokla e kandarit. Kokël qepe (hudhre).
- 3. Nyjë, komb. Fill gjithë kokla. Lidh kokël. Zgjidh koklën.
- 4. Bërthama e rrumbullakët e disa pemëve. Kokla e zerdelisë.
- 5. krahin. Veshkë. I dhembin koklat.
- 6. fig. Ngatërresë, yçkël. Na nxori kokla.