Jump to content

kllapë

Nga Wiktionary

KLLAPË f.

  • 1. Kapëse në trajtë grremçi a mandalli, që mbyll një derë, një dritare etj.; mandall. Kllapë druri (hekuri). Kllapë sigurimi. Kllapa e derës (e dritares). I vuri kllapën dritares.
  • 2. Pjesa e kthyer e grepit, e çengelit etj.; dhëmbi i bravës që del jashtë saj për të mbyllur derën, dollapin etj.
  • 3. Gëzhdallë.
  • 4. Kapak që mbyllet e hapet. Kllapat e zemrës. Kllapa e syrit.
  • 5. Rrasë e madhe guri që vihet si kapak mbi varr.
  • 6. kryes. bised. Hekura për t'i lidhur duart një të arrestuari a të burgosuri.
  • 7. Dru që i lidhet kafshës në këmbë kur kullot, që të mos ecë shpejt a të mos largohet, qapë.
  • 8. Hapësira e thelluar në një dërrasë, ku futet pjesa e dalë e një dërrase tjetër që ato të mbahen të puthitura mirë.
  • 9. Gjuhëza e një vegle frymore; pipëz.
  • 10. në Shenjë pikësimi, e përbërë nga dy vija të harkuara, ku përfshihen fjalë sqaruese në mes të një fjalie; shenjë e tillë që përdoret në veprimet matematike. Kllapa katrore. Hap (mbyll) kllapat. Vë midis kllapave (ndër kllapa).
  • 11. fig. bised. Lak, kurth. E futi (e shtiu, e hodhi, e vuri) në kllapë. Ra në kllapë. Ruhej nga kllapat.
  • Ia nxorën me kllapë ia nxorën me zor (një fjalë a një mendim), ia nxorën si me grep.