klinik
Appearance
KLINIK mb.
- Që ka të bëjë me gjendjen a me shfaqjet e sëmundjes të një të sëmuri; që vëzhgohet e mjekohet nën kujdesin e mjekut; që ka të bëjë me klinikën, që lidhet me mjekimin në klinikë. Shenja klinike. Analiza klinike. Të dhëna klinike. Kartelë klinike. Vdekje klinike koha para vdekjes biologjike, kur ulet shumë trysnia e gjakut, dobësohen rrahjet e zemrës, por shpresohet ende që i sëmuri të kthehet në jetë. Kërkime klinike. Spital (laborator) klinik. Nga ana klinike.