Jump to content

kleçkë

Nga Wiktionary

KLEÇKË f.

  • 1. Copë e vogël dhe e hollë druri; pjesë dege e hollë dhe e shkurtër; gëzhdallë. Kleçkë dhëmbësh fije druri për të pastruar dhëmbët. Kleçka këpucësh thumba prej druri për të mbërthyer shuajt e këpucëve. Me këmbë si kleçka me këmbë shumë të holla.
  • 2. Kunj i vogël druri, copë shkopi që futet në vrimën e diçkaje për ta mbajtur të shtrënguar a të mbërthyer. Kleçka e kularit (e boshtit, e sharrës).
  • 3. fig. Çështje, e metë a diçka tjetër që mbahet fshehur; arsyetim i rremë, argument i kërkuar që nuk të bind; pengesë, ngatërresë. E ka një kleçkë. Ia di kleçkat. Ku qëndron kleçka? I doli një kleçkë. I nxori (i gjeti) një kleçkë.