Jump to content

klasik

Nga Wiktionary

KLASIK m.

  • 1. Krijues i një doktrine a shkence, autor i veprave shkencore, letrare ose artistike, që kanë përmbajtje të thellë ideore dhe një formë të përsosur, që janë thesare të kulturës kombëtare ose botërore dhe përbëjnë modele në fushën përkatëse. Klasikët e marksizmit. Klasik i letërsisë sonë.
  • 2. let. Pasues i klasicizmit.
  • 3. let. Shkrimtar i letërsisë së vjetër greke a romake.

KLASIK mb.

  • 1. Që është krijuar prej një klasiku ose prej klasikëve; që është bërë model e ka krijuar traditë; i përsosur, më i miri në llojin e vet; tipik, karakteristik. Përkufizimi klasik i leninizmit. Vepër klasike. Heroizëm klasik. Shembull klasik.
  • 2. Që është krijuar në periudhën e një zhvillimi të lartë në të kaluarën e që lidhet me këtë periudhë; që mbështetet në veprat e letërsisë a të artit antik, që lidhet me botën ose me kulturën e vjetër greke a romake. Letërsia klasike. Elemente klasike. Vepër (tragjedi) klasike. Metodë klasike. Gjuhët klasike. Lice (gjimnaz) klasik shkollë e mesme, në programet e së cilës vendin kryesor e zinte mësimi i greqishtes së vjetër e i latinishtes, si edhe i letërsisë së vjetër greke e romake. Muzikë klasike. Balet klasik. Shkrimtarë (autorë) klasikë.